Kryemadhi: E vërteta e trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama, Tahiri i përdorur prej tij

Shqipëria

Kryemadhi: E vërteta e trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama, Tahiri i përdorur prej tij

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 16:26
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi në lidhje me temën e nxehtë të përfshirjes apo jo të ish- ministrit Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kryemadhi shkruan se sot është dita e së vërtetës për akuzat dhe lidhjet e drejtpërdrejta të qeverisë me krimin.

Kryetarja e LSI-së shkruan se kjo është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe trafiqeve të drejtuara nga Edi Rama.

Sipas saj Edi Rama është përgjegjësi kryesor për inkriminimin e policisë dhe politikës, ndërsa Saimir Tahiri është përdorur prej tij.

“I bëj thirrje prokurorisë të nisë urgjent hetimet për ish- ministrin e brendshëm dhe lidhjet e tij me kriminalitetin. Dhe të mos ulet në takime spontane me të kërkuarit e drejtësisë.

 Sikundër kam bindjen se Tahiri është thjesht i përdoruri i radhës nga Edi Rama. Që pasi i shfrytëzoi bashkëpunëtorët e tij për lidhjen dhe shfrytëzimin e bandave për të blerë votat dhe kërcënuar zgjedhësit e kundërshtarët e tij politikë, sot i flak tutje sepse nuk i duhen më.

Ndaj është momenti që ne të gjithë të reagojmë sa më fort kundër kësaj situate ku krimi ka mbërthyer fort qeverisjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat