Përgjimet/ Zbardhen mesazhet, Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë …

Shqipëria

Përgjimet/ Zbardhen mesazhet, Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë …

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:38
Në dosje janë publikuar detaje dhe biseda telefonike të dy kushërinjëve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në dosjen prej 400 faqe në të cilën është publikuar i gjithë hetimi mbi bandën e trafikantëve të drogës që u shkatërruar nga Policia italiane, është zbardhur biseda e dy kushërinjve të ish-ministrit Tahiri.

Në dosje janë publikuar detaje dhe biseda telefonike të dy kushërinjëve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku në një nga bisedat, njëri prej tyre tregon se kishte qenë në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.

Biseda

Florian Habilaj: Më kërkoi shefi i madh në Tiranë

Moisi Habilaj: Çfarë donte shefi?

Florian Habilaj: Asgjë, për situatën

Moisi Habilaj: Ah … ai i fole me ti

Florian Habilaj: Po, më priti në orën 11:30, edhe taksinë ma pagoi

Moisi Habilaj: Çfarë tha

Florian Habilaj: Më tha, ‘kush janë këto … çfarë kanë … si janë punët’ … e unë i thashë ‘kështu e kështu’.

Moisi Habilaj: Atëherë…

Florian Habilaj: Më tha ‘mos u shqetëso, mos u mërzitni … është çështje orësh.

Moisi Habilaj: Ah, mirë, ti duhej ti thoje që ne nuk kemi faj, këtë duhej ti thoje.

Florian Habilaj: Por unë i thashë që ne … për asgjë. E ai më tha që ‘ata e kanë bërë qëllimisht që unë ti merrja në telefon’.

Moisi Habilaj: Edhe ne e kemi kuptuar. Ja pse nuk e shqetësuam (shefin).

Florian Habilaj: Edhe ne e kemi mësuar … dhe më tha…I mora në telefon dhe u thashë: ‘Nuk duhet të përfshiheni në lojëra, në çështje të fatit’

Moisi Dalipaj: I ka thirrur ai (e ka fjalën për një njeri të tretë)

Florian Dalipaj: I kishte thirrur ky (e ka fjalën për shefin e madh) … i kishte marrë në celular, më dëgjon?

Moisi Dalipaj: Alo, po më thuaj vlla.

Florian Dalipaj: I kishte marrë ai në celular dhe u kishte thënë që nuk duhej të ishin përzier dhe duhej që ti linin (e ka fjalën për para, kapitale të përbashkëta) për lojëra të fatit … u kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Po…

Florian Dalipaj: Ai i ishte përgjigjur me justifikime, jo kështu e jo ashtu, “janë të tjera” (gjithmonë bëhet fjalë për para) … porsa u përket të tjerave, çfarë ke në plan për të bërë, bëje shpejt … i kishte thënë.

Moisi Dalipaj: Përse kishte humbur kohë … po … dhe pastaj

Florian Dalipaj: Asgjë, ai tjetri kishte filluar që të dridhej dhe e kishte ulur zërin.

Moisi Dalipaj: … të qeshura …

Florian Dalipaj: Gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për gjë, më tha në fund shefi i madh … ik e mos mendo më asgjë.

Moisi Dalipaj: A e ka parasysh ai

Florian Dalipaj: E ka si jo … ia thashë, ia thashë të gjitha Moisi

Moisi Dalipaj: Atëherë, ok

Florian Dalipaj: I thashë … ne nuk goditemi … na kanë shqetësuar … na kanë shkatërruar biznesin, i thashë shefit të madh.

Moisi Dalipaj: Në rregull.

Florian Dalipaj: Më tha, ik e mos u shqetëso … ty të ka dërguar përshëndetje në mënyrë të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat