Përfundon takimi mes Bashës dhe Kryemadhit, ja vendimi i PD-LSI kundër Ramës

Shqipëria

Përfundon takimi mes Bashës dhe Kryemadhit, ja vendimi i PD-LSI kundër Ramës

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 20:54
Monika Kryemadhi

(E plotësuar) - Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së ka zgjatur 40 minuta. Kryemadhi në takim shoqërohej nga Petrit Vasili.

Mësohet se në takim Kryemadhi dhe Basha do të mblidhen nesër në një tryezë në orën 11:00.

Takimi erdhi menjëherë pas daljeve në media ku dy krerët e partive më të mëdha opozitare denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin.

Kryemadhi dhe Vasili takim me Bashën në selinë e PD-së

Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e krydemokratit Basha në Selinë e PD mbrëmjen e sotme.

PD dhe LSI mesa duket kanë nisur menjëherë aksionin opozitar kundër krimit dhe lidhjes së politikës me trafikantët.

Mësohet se po diskutohet për tryezën e përbashkët të partive opozitare që pritet të zhvillohet nesër, të cilën Basha e njoftoi gjatë konferencës për shtyp.

Pas takimit në selinë e PD-së pritet prononcim për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat