‘Ironia e fatit’, Paloka publikon vendimin: U dënova se thashë të vërtetën për Tahirin

Shqipëria

‘Ironia e fatit’, Paloka publikon vendimin: U dënova se thashë të vërtetën për Tahirin

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:33
Edi Paloka

Akuzat në adresë të Saimir Tahirit “si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend”, e dërguan Edi Palokën në dyert e Gjykatës së Lartë dy vite më parë.

Pas kallzimit të ish-ministrit socialist, gjykata e shpalli fajtor funksionarin e lartë të Partisë Demokratike dhe e dënoi me 50 mijë lëkë gjobë për shpifje duke i cilësuar jo të vërteta akuzat e bëra nga Edi Paloka.

Sot kur ish-ministri i Brendshëm socialist ndodhet në “ciklonin” e skandalit për përfshirjen me bandën e Moisi Habilajt, e kur në dosjen e drejtësisë italiane figuron emri i tij, Edi Paloka publikon vendimin e Gjykatës që e dënoi për shpifje duke e shoqëruar edhe me një koment.

“Do quhej ironi e fatit sikur të mos ishte shumë më e rendë se sa një ironi…Vetëm pak ditë më parë më erdhi ky “urdhër” nga Prokuroria e Përgjithshme, ku kërkohet që unë ti paguaj Saimir Tahirit 50 mijë lek sepse Gjykata e Lartë më dënoi “për shpifje” ndaj pupilit të Ramës. Akuza ime ndaj pupilit të Ramës ishte pikërisht për lidhjet e tij me krimin dhe fajtor u shpalla unë.

Të njejten akuë kam bërë edhe ndaj Ramës dhe prapë Gjykata e Lartë më dënoi mua për shpifje… Sot lexova prononcimin e Ramës për Tahirin. Lexova dhe komente që e konsideronin këtë prononcim si “shitje” të Tahirit nga Rama.

Megjithëse është tipike për Ramën, shtrydhja dhe flakja e atyre që i shërbejnë, ky nuk është rasti. Rama nuk e ka shitur Tahirin, ai thjesht nuk e mbron dot, nuk është më në dorën e tij.

Çfarë është më e rëndësishme, Rama është sot po aq i tmerruar sa Tahiri sepse nuk ka idiot që nuk e di se Rama jo vetëm është në dijeni të lidhjeve të Tahirit me krimin, po ai është nxitësi kryesor i këtyre lidhjeve…

“Loja sapo ka filluar. Nuk keni parë asgjë akoma”,- mbyll postimin e tij nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat