“Tahiri thjesht një hallkë e dosjes Habilaj. Kryeministri e hodhi në rrugë dhe…”

Shqipëria

“Tahiri thjesht një hallkë e dosjes Habilaj. Kryeministri e hodhi në rrugë dhe…”

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:46
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Top Story”, është shprehur se nëse është e vërtetë se Tahiri është i përfshirë në dosjen “Habilaj” nuk është maja e ajsbergut, por është vetëm një hallkë.

“Tahiri është mbrojtur dhe është mbështetur deri në momenti kur kryeministri vendosi ta hidhte në rrugë. Nëse Tahiri është i përfshirë në këtë dosje, atëherë kjo nuk është maja e ajsbergut.

Kjo është thjeshtë një hallkë. Nëse ne nuk i shkojmë pas, do të dalë një histori tjetër dhe do të dalë një çështjen tjetër dhe kjo histori do të kalojë”,  tha gazetari.

“Habilaj –Tahiri”, Artan Hoxha: Furtunë mediatike, nuk kemi parë asgjë nga Prokuroria apo krimet e Rënda

Artan Hoxha i ftuar në “Top Story” me Sokol Ballën në “Top Channel”  është shprehur skeptik se si po zhvillohet ngjarja e përgjimeve. Ai e ka quajtur më shumë si një shfaqje mediatike dhe politike sesa publikimi i një skandali.

“Bëhet fjalë për një furtunë mediatike dhe politike por ende nuk kemi parë që organet po nisin diçka konkrete. Për sa kohë që Prokuroria dhe Krimet e Rënda nuk kanë nisur hetimet nuk ka asgjë. Dera që opozita duhet të trokasë është ajo e Prokurorit të Përgjithshëm,” tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat