Bido: Levat e trysnisë greke në Shqipëri kanë rënë

Shqipëria

Bido: Levat e trysnisë greke në Shqipëri kanë rënë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 23:32
Ardit Bido

Studiuesi Ardit Bido i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News thotë se levat e trysnisë greke në Shqipëri kanë rënë, qoftë edhe në radhët e minoritetit, i cili nuk voton ata që përdoren sipas tij nga Greqia.

Bido: Kur bëhet fjalë për politikën e Jashtme, ata janë të gjithë të orientuar dhe jo të pavarura. Para ca ditësh një tv i madh privat grek, shkruan se Shqipëria dhe Kosova shpallin bashkimin.

Në gjykimin tim kjo ndodh për dy arsye; së pari levat e trysnisë që shteti grek përdorte sa vijnë dhe po zbehen, qoftë edhe nga minoriteti  i cili nuk ka votuar për ata që përdoren nga shteti grek.

Një rënie e peshës elektorale, e cila pasurohet një ligj për pakicat kombëtare që për mendimin tim është një avancim shumë i madh i shtetit liberal dhe të së drejtës dhe asesi të lidhur me një shtet tjetër.

Nëse Shqipëria do të merrte shembullin grek, nuk kishte çfarë shembulli të gjente. Në tabelat që janë në Dropull janë në gjuhën greke, këto nuk i gjen dot as në zonën e banuar nga arvanitasit dhe as në zonat e banuar nga shtetasit ortodoks çamë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat