Skandali Habilaj-Tahiri, Taulant Balla mbledh me urgjencë deputetët socialistë

Shqipëria

Skandali Habilaj-Tahiri, Taulant Balla mbledh me urgjencë deputetët socialistë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:22
Arkiv

Mbledhja e tryezës së përbashkët opozitare duket se ka alarmuar Partinë Socialiste, pasi kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka mbledhur me urgjencë në Kryesinë e Kuvendit deputetët e selisë rozë.

Lëvizja vjen një ditë pas publikimit në mediat italiane të skandalit të përgjimeve të drogës të bandës Habilaj, ku implikohet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se biseda e Ballës me deputetët socialistë do të fokusohet tek koordinimi i qëndrimeve pas ngjarjeve të fundit, ku epiqendra e debateve është emri i ish-ministrit Tahiri.

Tryeza opozitare do të mblidhet sot më orën 11:00, dhe pritet të dalë me një aksion të koordinuar mbi çështjen Habilaj-Tahiri dhe Edi Ramën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat