Dosja Tahiri bashkon PD me LSI: Edi Rama të japë dorëheqjen!

Shqipëria

Dosja Tahiri bashkon PD me LSI: Edi Rama të japë dorëheqjen!

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 13:23
Edi Rama

Tek përgjimet e drejtësisë italiane, dy forcat kryesore të opozitës në vend shohin kriminalizimin e zgjedhjeve. Me këtë fakt e nisin deklaratën e përbashkët, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në tryezën e parë të opozitës që është bashkuar në një front opozitar.

“Kriminalimi i zgjedhjeve të 25 Qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit të cilat janë asgjësuese dhe pa asnjë ekuivok” thuhet në deklaratë.

Duke marrë parasysh momentin kritik që po kalon vendi thuhet në deklaratë për shkak të kriminalizimit të qeverisë, atëherë krijohet Fronti i Përbashkët Opozitar kundër Krimit, që kërkesë kryesore ka dorëheqjen e Edi Ramës.

“Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit dhe narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama. Ky front kërkon largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse” thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat