Zbulohet arsyeja pse Blushi refuzoi ftesën për tryezën e opozitës

Shqipëria

Zbulohet arsyeja pse Blushi refuzoi ftesën për tryezën e opozitës

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 13:48
Ben Blushi

Partia Demokratike e Shqipërisë thirri dje të gjithë faktorët opozitarë me qeverinë që të ulen në një tryezë për të vendosur se cili do të jetë qëndrimi pas daljes së përgjimeve të dy trafikantëve të drogës që përmendin edhe Saimir Tahirin.

Përveç LSI-së, PD-ja ka ftuar edhe të gjitha partitë e tjera opozitare për të qenë pjesë e kësaj tryeze. Panorama mëson se një ftesë i ka shkuar edhe Ben Blushit, kryetarit të Partisë LIBRA.

Media raporton duke iu referuar burimeve se Blushi fillimisht ka kërkuar informacion se cilët do të jenë faktorët e tjerë opozitarë që do të marrin pjesë në tryezë.

Nga organizatorët i janë lexuar emrat e kryetarëve të partive të tjera opozitare, mes të cilëve edhe Koço Kokëdhima, kryetari i Partisë Zgjidhja. Pasi ka dëgjuar emrin e Kokëdhimës, Blushi e ka refuzuar ftesën. “Unë ika nga PS për shkak të Koços dhe nuk mund të vij e të ulem në tryezën e opozitës dhe të gjej prapë Koçon”, mësohet t’u ketë thënë Blushi organizatorëve të tryezës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat