Droga e Kavajës, lirohet dhe Aristotel Kasaj

Shqipëria

Droga e Kavajës, lirohet dhe Aristotel Kasaj

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:42
Droga e konfiskuar

Aristotel Kasaj është personi i dytë i liruar për drogën e Kavajës, ku u sekuestruar 1.3 ton. Më herët u lirua Arvis Muçaj si pronari i mjetit ku u gjet droga, por që vërtetoi se mjetin e kishte shitur.

Gjykata e Krimeve të Rënda liroi nga masa e arrestit burg Kasajn i cili ka qënë pronari më i hershëm i mjetit të drogës. Muçaj tha se nuk kishte bërë dokumentat me blerësin Erges Sina, ndërkohë për të njëjtin konflikt edhe Kasaj pretendon të ketë depozituar në muajin maj një kallzim penal.

Ngarkesa me 1.3 ton u sekuestrua në Kavajë në korrik të këtij viti dhe të arrestuar janë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat