Zbulohet fotoja e drejtuesit të bandës shqiptaro-italiane, dyshimet se ku fshihet

Shqipëria

Zbulohet fotoja e drejtuesit të bandës shqiptaro-italiane, dyshimet se ku fshihet

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:33
Florian Habilaj me shoket e tij

Ky është Florian Habilaj, i cilësuar si drejtues i bandës shqiptaro-italiane, e cila bënte trafikun e drogës drejt Italisë.

Ky është 37-vjeçari Florian Habilaj, i cili nga autoritetet italiane njihet me pseudonimin “Lolo”, që sipas burimeve të Report TV fshihet në zonat e Fierit dhe Vlorës.

Image
(Florian Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, i shpallur në kërkim)

Pavarësisht se është në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se 7 ditësh për llogari të Italisë, policia shqiptare nuk ka arritur të gjejë Florian Habilajn, ndërkohë që vëllai i tij Moisi Habilaj është i arrestuar në Itali. Burimet nga Policia e Shtetit sqaruan për Report TV se ditët e fundit janë ushtruar disa kontrolle në Fier dhe në Vlorë, por nuk është gjetur dot Florian Habilaj.

Gjithashtu uniformat blu kanë kryer kontrolle edhe për 3 personat e tjerë të shpallur në kërkim nga Italia. Armand Sula, Nezar Seiti dhe Tigrens Mezuraj nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit. FNSH dhe Renea kanë hyrë në banesat ku dyshohet se jetonte Florian Habilaj, Armand Sula, Tigrens Mezuraj dhe Nezar Seiti, por asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Report TV ka zbardhur edhe mënyrën se si ky grup kriminal arrinte të sillte në Shqipëri lekët e drogës që shitej. Për ardhjen e lekëve kujdesej Meridian Sulaj, i cili përodrte autobuzët e linjës Itali-Shqipëri. Nga dosja e Gurdia di Financa ka qënë Meridian Sulaj i cili ka sjellë një shumë prej 50 mijë euro në Shqipëri, nëpërmjet shoferit të autobuzit. E njëjta skemë përdorej edhe në raste të tjera nga trafikantët.

Florian Habilaj, Armand Sula, Tigrens Mezuraj dhe Nezar Seiti akuzohen si pjesë e një grupi të strukturauar kriminal që bënte trafikimin e drogës dhe armëve drejt Italisë. Deri më tani janë arrestuar 3 shqiptarë të tjerë, Moisi Habilaj, Maridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, si dhe 4 italianë. Kjo bandë drejtohej nga dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat