'Shfaqet’ Klement Balili, Eskobari i Ballkanit

Shqipëria

'Shfaqet’ Klement Balili, Eskobari i Ballkanit

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 20:16
Klement Balili,

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grupin e Habilajve në Vlorë, ku nga përgjimet e policisë italiane rezultojnë si trafikantë shumë të fuqishëm të lëndëve narkotike.

Në këto përgjime, ka dalë edhe emrin i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku i arrestuari Moisi Habilaj thotë se 30 mijë euro do tja japë pikërisht atij.

Në fakt, gazeta prestigjioze italiane Corriere Della Sera në vitin 2016 ka bërë një artikull të gjatë për Habilajt, madje në shkrim thuhej se ata kanë qenë ndërmjetësues mes Tahirit dhe Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik droge prej një viti.

Shkrimi në fjalë është bërë vetëm pak ditë pas arrestimit të 15 personave në 2016 nga DEA amerikane si dhe sekuestrimin e 700 kg drogë në Greqi.

Corriere Della Sera, në atë kohë raportonte se rrjeti i Balilit shtrihej deri në Itali, madje shtrihej edhe në Siçili, zonë kjo ku vepronte organizata e Habilajve, kushërinj të ish -ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Po ashtu, në këtë artikull citoheshin edhe deklarata të përfaqësuesve të opozitës.

“Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e Ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve.

Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, një deklaratë kjo e Arben Ristanit, e cituar nga Corriere Della Sera. 

“Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish -shef i antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, – që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, – kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore” thoshte Zagani në një intervistë për emisionin Le Iene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat