Ambasada e SHBA skaner me rreze X për doganat shqiptare

Shqipëria

Ambasada e SHBA skaner me rreze X për doganat shqiptare

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:02
Zëvendës shefi i Ambasadës së Sh.B.A David Muniz

SHBA dhuron nje tjeter skaner per te bere kontroll ne doganat shqiptare, i katerti qe instalohet si dhurate nga Ambasada e SHBA-ve ne Shqiperi.

Zëvendës shefi i Ambasadës së Sh.B.A David Muniz kryesoi dhurimin e skanerit të fundit nga katër skaner me rreze X që Programi i Kontrollit te Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS) i ka dhuruar Drejtorisë Doganore gjatë tetë viteve të fundit.

Tre skanerët e tjerë gjenden në Portin e Sarandës, në Pikën Kufitare të Kapshticës dhe në Pikën Kufitare të Qafë Thanës. 

Këta skanera do t'i japin Doganës Shqiptare aftësinë për të zbuluar dhe parandaluar kontrabandën në portet shqiptare të hyrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat