Droga në Babicë e miqve të Habilajve, nga nisi hetimi

Shqipëria

Droga në Babicë e miqve të Habilajve, nga nisi hetimi

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:34
Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri

Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri prej disa muajsh ka qenë duke bërë hetime për një grup të lidhur me Habilajt, që merrej me kultivimin dhe trafikimin e drogës në Vlorës.

Kështu, mbrëmjen e së mërkurës ata kanë njoftuar në moment të fundit policinë, për të ndërhyrë në zonën e Babicës në Vlorë, aty ku dyshohej se fshihej lëndë narkotike. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria për Krime të Rënda thotë se aksioni u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike.

“Në baze të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj.

Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave te përfshirë në grupin kriminal. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Droga u gjet në një vilë luksoze në pronësi të Armand Kocerrit, në një dhomë të kthyer në magazinë për vendosjen e dhjetëra thasëve të mbushur me kanabis. Vila ishte në një zonë të veçuar nga banesat e tjera në fshatin e Babicës, me rrugë të pakalueshme nga makina të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes nga polciai ën banesë ka pasur disa persona të cilët janë shoqëruar nga policia, emri i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Dy ditë më parë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla mbërriti kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi e temë ishte pikërisht dosja Habilaj e kopsitur nga prokuroria italiane. Mosi Habilaj është arrestuar në Itali si kreu i bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali. Ndërsa në përgjimet që i jaën bërë bandës ndër vite, dalin një sërë emrash zyrtarësh në polici dhe jo vetëm, por edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat