Prokuroria: Droga e Habilajve, hetuam me të huajt dhe SHISH

Shqipëria

Prokuroria: Droga e Habilajve, hetuam me të huajt dhe SHISH

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 11:54
Droga e konfiskuar

Një hetim disa mujor i Prokurorisë për Krime të Rënda u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, në zonen e Babicës, Vlorë, thanë burime zyrtare nga institucioni i akuzës.

Ne baze te hetimeve te Prokurorise, rezulton se lenda narkotike eshte kultivuar, perpunuar, magazinuar dhe eshte bere gati per trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj.

Nderkohe, hetimet po zhvillohen me intensitet te larte, per zbulimin e te gjithe personave te perfshire ne grupit kriminal.

Hetimi eshte zhvilluar ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare dhe me sherbimet inteligjente.

Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aksioni nisi rreth orës 22.00 të mërkurën në mbrëmje, kur rreth 100 efektivë policie të njësisë speciale nga Tirana, prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe efektivë të Delta Force, si dhe  forcat antidrogë të Vlorës, zbarkuan në fshatin Babicë e Vogël, rreth 10 km larg qytetit.

Gjatë aksionit, forcat speciale bastisën një banesë 2-katëshe ku u gjet një sasi e madhe hashashi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë qenë edhe persona të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat