“Bomba” e Bashës: Rama po bën pakt me Tahirin, ish-ministri ka filmime që…

Shqipëria

“Bomba” e Bashës: Rama po bën pakt me Tahirin, ish-ministri ka filmime që…

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:13
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha foli sot për një pakt mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, pasi ish-ministri i Brendshëm ka filmime që implikojnë kryeministrin.

“Kemi të dhëna se aktualisht Rama dhe Tahiri po bëjnë një marrëveshje me njëri-tjetrin. Tahiri ka fakte, përgjime, dokumente dhe filmime për përfshirjen direkte të Ramës në marrëdhënien me bandat mafioze”- tha Basha, duke theksuar më tej se në kushte të tilla Ramës i duhet një pakt me ish-ministrin.

Basha ka përgëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe SHISH për operacionin e suksesshëm në Vlorë, ku u kapën 4.5 ton kanabis sativa.

“Përgëzim për prokurorinë e Krimeve të Rënda e SHISH, si dhe partnerët e huaj, që bënë të mundur kapjen e një sasie rekord droge në Vlorë, në pronësi të klanit Rama-Tahiri-Habilaj. Pas arrestimit të Moisi Habilajt, prokuroria dhe institucionet e tjera duhet të vendosin pas hekurave anëtarët e këtij klani. Vendosja para përgjegjësisë e kokave të këtij klani që është Saimir Tahiri. Dënoj përpjekjet e Haki Çakos dhe të kupolës së korruptuar të Policisë së Shtetit, duke tentuar që të minimizojnë jehonën e këtij operacioni të suksesshëm, pikërisht sepse nuk ishte njoftuar policia”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat