“Radhën e ka Lushnja dhe Vlora. Rihapen dosjet e SHISH, urdhër-arreste për krerë të Policisë”

Shqipëria

“Radhën e ka Lushnja dhe Vlora. Rihapen dosjet e SHISH, urdhër-arreste për krerë të Policisë”

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:29
Vrasja në Lushnje

Hoxha tha se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Policinë e Lushnjës dhe Vlorës. Ai tha se ngjarjet e ditëve të fundit janë arsyeja e këtyre lëvizjeve.

 “Veprim që pritej për Elbasanin. E kam deklaruar që do shkrihej gjithë struktura e policisë së Elbasanit. Përgjegjësia nuk është në grup por ka edhe individuale. Ishte një masë që pritej edhe për shkak të hetimeve të brendshme. Struktura e Brendshme e policisë që heton aktivitetin dhe veprimtarinë e strukturave të Policisë po ndjekin të njëjtën procedurë edhe në Lushnjë edhe në Vlorë, në ditët në vijim do kemi një reagim edhe për këtë situatë, pas ngjarjeve të rënda si ajo që ndodhi në Lushnjë dhe ajo në Vlorë përfshirë edhe operacionin e mbrëmshëm”, tha Hoxha.

Ai dha edhe një tjetër informacion të rëndësishëm, duke thënë se “janë rihapur dosjet e SHISH për implikimin e policëve dhe mund të ketë urdhër-arreste nga Prokuroria”.

“Janë rihapur të gjitha dosjet dhe materialet e dërguara nga SHISH për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë dhe pritet edhe reagim i prokurorisë. Nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve për drejtues të Policisë së Shtetit”, deklaroi Hoxha.

Kujtojmë se më 11 tetor 2 të rinj mbetën të vrarë dhe 2 të plagosur pak metra larg Komisariatit të Policisë. Po kështu më 1 tetor në Vlorë dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në rrugën Transballkanike. Ndërkohë që policia italiane zbuloi një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali me bazë në Vlorë duke publikuar edhe dosjen e përgjimeve për Habilajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat