Dosja “Habilaj”/ Adriatik Llalla shkon me urgjencë në Vlorë, mbledhje edhe në Lushnjë

Shqipëria

Dosja “Habilaj”/ Adriatik Llalla shkon me urgjencë në Vlorë, mbledhje edhe në Lushnjë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 12:37
Adriatik Llalla

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbërritur me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Lëvizja e kreut të organit të akuzës vjen pas sekuestrimit të 4.5 tonë kanabis sativa në Babicë të Vlorës, e cila i përkiste bandës së Habilajve.

Llalla është pritur nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit pritet të diskutohet edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.

Mësohet se Llalla shoqërohet nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkaq, bëhet me dije se pas takimit në Vlorë Llalla do të ndalet edhe në Prokurorinë e Lushnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat