Pas kërkesës se Prokurorisë, Rama: Drejtësi deri në fund

Shqipëria

Pas kërkesës se Prokurorisë, Rama: Drejtësi deri në fund

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:21
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurtimisht në Facebook, pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo”, shkruan Rama.

Kryeministri thotë se uron që Saimir Tahiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh dhe se ka vetëm një rrugë për ta mësuar këtë.

“Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”, shprehet shefi i Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat