Heqja e imunitetit të Tahirit, Balla: Jo votë kundër drejtësisë

Shqipëria

Heqja e imunitetit të Tahirit, Balla: Jo votë kundër drejtësisë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 17:56
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla la të kuptohej se mazhoranca nuk do të votojë kundër kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahirit.

“Procedurën do ta bëjmë njësoj. Beteja jonë për drejtësi të mos ketë asnjë pengesë. Nuk ka për të patur në Kuvend një votë të PS kundër drejtësisë. Drejtësia është fjala jonë e vetme”, ka thënë Balla. Edhe Balla ka nënvizuar se Komisioni për Imunitetin dhe Mandatet duhet të mblidhet sa më shpejt, ndonëse se ka shtuar se, “kukuvajkat duan ta kthejnë në një luftë politike”. Më herët, mbledhjen e sa më parë të Komisionit e kërkoi Partia Demokratike përmes deputetit Eduard Halimi. “Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër qytetarëve. Ndaj i bëjmë thirrje Gramoz Ruçit që të fillojë menjëherë mbledhjen e Këshillit për të shqyrtuar menjëherë, tani kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat