Tahiri arrestohet sonte, çfarë do të ndodhë më pas?

Shqipëria

Tahiri arrestohet sonte, çfarë do të ndodhë më pas?

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:05
Saimir Tahiri

Mblidhet sot në orën 19:00 Këshilli për Mandatimin e deputetëve dhe në daljen e tij Taulant Balla tha që: Ne jemi me drejtësinë.

Ndërkohë jo më larg se sot organet e drejtësisë si Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e mandatit të Saimir Tahirit dhe arrestimin e tij. Çka do të thotë se Këshilli i Mandatimit do i heqë mandatin e deputetit Saimir Tahirit dhe drejtësia do vazhdojë procedurat e saj.

Por ku pritet arrestimi i Tahirit?

Burime konfidenciale pranë JOQ.al bëjnë me dije se Saimir Tahiri mund do të arrestohet që sonte para mesnate.

Është thuajse e sigurtë që Këshilli i Mandatimit do i heqë mandatin Tahirit dhe menjëherë do vijë edhe arrestimi i tij. Po nga të njëjtat burime që cituam më sipër, thuhet se është Rama ai që i pyetur se çfarë do bëhet, ka thënë që Tahiri do të arrestohet.

Mbetet për t’u parë, gjithsesi nga zhvillimet e fundit, arrestimi i Tahirit nnuk duket diçka e pa imagjinueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat