Halimi sulmon Ruçin: Po ndihmon Tahirin në prishjen e provave

Shqipëria

Halimi sulmon Ruçin: Po ndihmon Tahirin në prishjen e provave

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:51
Eduard Halimi

Duket se ka një përplasjes mes PD-së dhe PS-së, lidhur me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

Ka qenë vetë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili në një konferencë për mediat ka njoftuar se mbledhja e Këshillit të Mandateve do të mblidhet ditën e nesërme në orën 11:00.

Por, deputetit i PD-së Eduard Halimi tha se Ruçi nuk do që të ketë drejtësi, si dhe shtoi se është vegël e kryeministrit Edi Rama.

“Pritëm që të vinin deputetët e PS për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Rama nuk e do drejtësinë, prandaj vonon hapjen e rrugës për arrestimin e Tahirit. Ruci është vegël e Ramës dhe kërkon kohë për të prishur provat. Çdo minutë që kalon është kundër drejtësisë. Do jemi nesër në mbledhjen e këshillit të mandateve”- tha Halimi.

Prokuroria ka kërkuar zyrtarisht ditën e sotme, që Kuvendi t’i heq imunitetin Tahirit, pas arrestimit të trafikantit të drogës në Itali, Moisi Habilajt.

Emri i Tahirit, doli në përgjimet e autoriteteve italiane, teksa Habilaj thoshte se 30 mijë euro janë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat