Zyrtare - Tahiri i thotë të gjitha sot në orën 21:00

Shqipëria

Zyrtare - Tahiri i thotë të gjitha sot në orën 21:00

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 20:04
Saimir Tahiri

Zhvillimet e fundit në adresë të tij, ku tashmë pritet vetëm një vendim nga ana e Këshillit të mandateve për heqjen apo jo të imunitetit të deputetit për Saimir Tahirin, nuk e kanë penguar këtë të fundit që të sqarojë gjithçka sot.

Edhe pse ishte lajmëruar që dje se Tahiri do të ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ vetëm pak minuta më parë ai duket se ka dhënë konfirmimin zyrtar edhe pse pas kërkesës për arrestimin e tij ishte vënë në pikëpyetje prania apo jo në studio.

Para një paneli gazetarësh Tahiri pritet që të japë përgjigje rreth akuzave që kanë dalë sot mbi të si të implikuar në rrjetin e trafikantëve të drogës me kushërinjtë e tij të largët, Habilajt, ku sipas dosjes që ka shkuar në Kuvend, ish ministri u ka siguruar atyre paprekshmërine per te vazhduar 'te qete' veprimtarine e tyre kriminale.

Dosjes me akuza dhe kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit si dhe hapjen rrugë të arrestimit të Saimir Tahirit Kuvendi do t’i përgjigjet nesër prokurorisë me një vendim që do të marrë këshilli i mandateve në orën 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat