Tahiri: Nuk jam pronar i asnjë skafi

Shqipëria

Tahiri: Nuk jam pronar i asnjë skafi

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 21:55
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri, ka folur për herë të parë lidhur me akuzat se ai është në pronësi të një skafi.

I ftuar në ‘Opinion’, ish-ministri Tahiri, ka mohuar se nuk është në pronësi të asnjë skafi.

‘Ju fare mirë mund të hapni regjistrin e Kapitanerisë dhe do shihni se nuk jam pronar I asnjë skafi’, -tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha disa herë ka denoncuar se Tahiri është në pronësi të një skafi, me të cilin transporto drogë.  

Ndaj Tahrit, prokuroria e krimeve të Rënda ka kërkuar nga Kuvendi që t’i hiqet imuniteti, me qëllim arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat