Kush po qëndron mbrapa ‘komplotit’ ndaj ish-ministrit Tahiri për dosjen ‘Habilaj’? Ja si kërcënon ai

Shqipëria

Kush po qëndron mbrapa ‘komplotit’ ndaj ish-ministrit Tahiri për dosjen ‘Habilaj’? Ja si kërcënon ai

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:27
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thënë se beson të vërtetën dhe ajo sipas tij do të vije shumë shpejt.

‘’Do të shkoj në qelinë më të lartë të burgut dhe do të rri aty derisa të zbardhet e vërteta.’’, ka thënë ai sonte në ‘Opinion’, transmeton Periskopi.

Ai theksom se i intereson vetëm e vërteta që familja e tij  të jetë e qetë dhe njerëzit e thjeshtë të besojnë se ka një të vërtetë.

‘’Unë do të sakrifikoj vetëm për qetësinë e familjes. Nuk më intereson fare kush e tek po qëndron prapa këtij komploti. Do të vijë dita ime që të merrem me ta dhe të jeni  i bindur që unë për sa kohë kam të vërtetë’’, u përgjigjë ai, pas rreth 10 herave që gazetari Blendi Fevziu ia parashtroi pyetjen se a ka dikush që qëndron mbrapa ‘komplotit’ ndaj tij.

Tahiri në një vend përmendi edhe presidentin Ilir Metën, për të cilin thotë se më parë e bën mik se sa armik.

Fevziu e pyeti: Pse po e përmend këtu Ilir Metën? Ka diçka?

Tahiri: Skam asnjë gjë me Ilir Metën.

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat