A fshihen pas kërkesës për arrestim Rama dhe Xhafaj? Tahiri e thotë troç

Shqipëria

A fshihen pas kërkesës për arrestim Rama dhe Xhafaj? Tahiri e thotë troç

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:40
Rama dhe Tahiri

Një nga figurat më të njohura të PS-së dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka theksuar se i intereson vetëm e vërteta.

Tahiri, nuk ka dijene nëse pas sulmeve ndaj tij, qëndron ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, apo kryeminstri Edi Rama.

I ftuar në ‘Opinion’, Tahiri tha se pasi të dalë i larë nga kjo histori do të merrem me të gjitha ata që duan arrestimin e tij.

“Sot nuk është dita që unë të merrem me këtë histori. Mua sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që familja ime të jetë e qetë. Mua më intereson që edhe kolegët e mijë ta kuptojnë të vërtetën. 

Mua më intereson që të dali e vërteta. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do të merrem unë me ta pastaj. Do të vijë dita ime që do të merrem me ta, dhe unë kam të vërtetën me veten time, 

Unë kam vetëm veten time dhe të vërtetën. Unë dua të kem në krahë njerëz që besojnë tek e vërtetat.”, -tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat