Drejtori i Policisë së Shqipërisë nesër zyrtarizon dorëheqjen

Shqipëria

Drejtori i Policisë së Shqipërisë nesër zyrtarizon dorëheqjen

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:41
Haki Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur dokumentin e dorëheqjes nga detyra. Burime të besueshme i thanë lapsi.al se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet.

Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte. Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të policisë shtetit. Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri” ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge.

Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar.

Nëse një gjë e tillë është konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon. Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat