Çako sqaron lajmin e dorëheqjes së tij nga Policia e Shtetit

Shqipëria

Çako sqaron lajmin e dorëheqjes së tij nga Policia e Shtetit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 23:48
Haki Çako

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka sqaruar lajmin që ka qarkulluar në media në lidhje me largimin e tij nga posti i kreut te policisë se shtetit.

I kontaktuar nga mediat shqiptare, Haki Çako thotë se s’ka vendosur të zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e nesërme, siç thuhet në media

 “Jam në krye të detyrë, lajmet që qarkullojnë janë të pavërteta. Janë intriga që kanë vijuar gjatë gjithë ditës”,- ka thënë Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat