Parashikimi i motit, këtë të premte ka ndryshim temperaturash në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit, këtë të premte ka ndryshim temperaturash në Shqipëri

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:00
Ilustrim

Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë kushtet e motit në gjithë territorin gjatë paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat malore Lindore ndërsa ultësira perëndimore mbetet nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 1 – 2°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat pritet të variojnë nga 4 – 25°C.

Era do vijojë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat