Ja kush janë deputetët sot mund t’i hapin rrugë arrestimit të Saimir Tahirit

Shqipëria

Ja kush janë deputetët sot mund t’i hapin rrugë arrestimit të Saimir Tahirit

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 08:36
Saimir Tahiri dhe Edi Rama

Do të mblidhet sot në orën 11:00 Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i Kuvendit të Shqipërisë për të autorizuar heqjen e mandatit të deputetit për Saimir Tahirin, për t’i hapur më pas rrugë arrestimit të tij.

Mbledhja e sotme vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të Tahirit, i cili dyshohet se është i implikuar me trafikun e drogës.

Anëtarët e Këshillit që do të vendosin janë: Gramoz Ruçi – kryetar (PS), Klotilda Bushka – anëtare (PS), Bledar Çuçi – anëtar (PS), Vasilika Hysi – anëtare (PS), Ulsi Manja – anëtar (PS), Eduard Halimi – anëtar (PD), Gent Strazimiri – anëtar (PD), Enkelejd Alibeaj – anëtar (PD), Nasip Naço – anëtar (LSI), Dhurata Çupi – anëtar (PD). Anëtarët zëvendësues janë: Musa Ulqini (PS), Besnik Baraj (PS), Myslim Murrizi (PD), Bardh Spahia (PD), Luan Rama (LSI).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat