Meta: Gjykata Kushtetuese ka zgjidhur shumë konflikte politike

Shqipëria

Meta: Gjykata Kushtetuese ka zgjidhur shumë konflikte politike

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:39
Ilir Meta

Në 25 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar një jetë të gjatë për këtë institucion, i cili sipas kreut të shtetit ka zgjidhur jo pak konflikte politike e sociale duke i dhënë kështu drejtimin e duhur një sërë çështjesh.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese është përballur me vendime të rëndësishme dhe të vështira dhe se është përpjekur që të gjejë rrugën e drejtë.

“Gj.Kushtetuese është institucioni unik që mbron parimet kushtetuse, ajo merr një rol shumë të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Pikërisht vendimmarrja e saj në shqyrtimet e ligjeve, jo vetëm që ka zgjidhur konfliktet por ka ndihmuar në rritjen e kulturës së shtetit.

Sot Gjykata jonë Kushtetuse mbush 25 vjet që ekziston dhe më duhet të kujtoj se është përballur me vendime të vështira.

Agazhimi i Gj. Kushtetuese për të marrë opinionet e Komisionit të Venevias ka krijuar një traditë të shkëlqyer e cila duhet të vijojë. Pas Gj.Kushtetuese të gjitha trupat gjykuese përballe me reformë në drejtësi. Ashtu siç gjithë trupa, edhe gjyktësit e Kushtetuese do të jenë pjesë e vlerësimit fillestar të reformës.

Edhe realizimi i misionit është mëse i nevojshëm pikërisht kur sistemi i drejtësisë është në fazën tranzitore... e gjithë përvoja e këtyre 25 viteve ka qenë një ndihmesë e madhe në zhvillimet politike, sociale e ekonomike të vendit tonë.

Ju uroj suksese në këtë 25 vjetor.”-tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat