Në pritje të arrestimit të Tahirit! Edi Rama ndryshon mendjen për “kampionin”?!

Shqipëria

Në pritje të arrestimit të Tahirit! Edi Rama ndryshon mendjen për “kampionin”?!

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:06
Saimir Tahiri

Pak minuta na ndajnë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, aty ku me shumë gjasa socialistët do të votojnë pro heqjes së imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, veprim i cili i jep rrugë të lirë hetimit dhe arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë.

Por përpara nisjes së mbledhjes, socialistët e këtij këshilli kanë shkuar të gjithë në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Gramoz Ruçi, Vasilika Hysi, Bledi Çuçi, Ulsi Manja dhe Klotilda Bushka janë në kryeministri, pak metra dhe minuta larg vendimit për arrestimin eventual të kolegut të tyre, ish ministrit Tahiri.

Por përse deputetët kanë shkuar në zyrën e Ramës, kur tashmë është bërë fare e qartë nga vetë kryeministri dhe kreu i grupit parlamentar socialist Balla, se PS do të “dorëzojë” Saimir Tahirin.

Një ndryshim i beftë i qëndrimit të kryeministrit, apo frika e tij se mos deputetët nuk janë gati për të “tradhëtuar” Tahirin, ashtu siç ndodhi sot me Fatmir Xhafajn (i cili tha se në bazë të të dhënave të deritanishme nuk rezulton të ketë prova që fajësojnë socialistin)?

Nga ana tjetër, disa kilometra më tutje, Saimier Tahiri ka dalë nga ambientet e shtëpisë së tij dhe i është drejtuar kryesisë së kuvendit, ku do të zhvillohet dhe takimi i Këshillit të Mandateve. I pyetur nga gazetarët, Tahiri nuk ka folur, ndryshe nga dje kur tha “Nuk keni parë asgjë akoma”.

Në kryesinë e kuvendit janë parë teksa vijnë deputetët e opozitës, pjesëtarë të Këshillit të Mandateve, ndërsa jashtë ambienteve ndodhen një sërë simpatizantësh, që kanë mbërritur për të mbështetur ashtu si dje, ish ministrin Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat