Basha zbulon pse Xhafaj pati kaq shumë solidaritet ndaj Tahirit, dhe paralajmëron...

Shqipëria

Basha zbulon pse Xhafaj pati kaq shumë solidaritet ndaj Tahirit, dhe paralajmëron...

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:06
Lulzim Basha

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka quajtur të rëndë deklaratë e ministrit Fatmir Xhafaj që i doli në mbrojtje Saimir Tahirit duke thënë se prokuroria nuk ka prova për arrestimin e tij.

Sipas Bashës, kjo deklaratë është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama pikërisht për ta mbrojtur atë nga bërja publike e dokumenteve dhe përgjimeve që sipas tij, Tahiri ka në dorë kundër Ramës dhe që e lidhin shefin e qeverisë me trafikun e kokainës. Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat kërkoi shkarkimin e ministrit Xhafaj dhe largimin e kryeministrit Edi Rama për t’i hapur rrugë krijimit të një qeveri Anti-mafie.

“Xhafaj është në konflikt të pastër interesi, s’mund të rri më ministër i Brendshëm”, tha Basha duke shtuar se Xhafaj është “levë që Rama po përdor për presion ndaj prokurorisë për të realizuar paktin Rama-Tahiri që ai t’ia hedhë me sa më pak kosto që mos të nxjerrë dosjet që e lidhin Ramën me trafikun e kokainës”

“Ata janë të zhytyr në krim, të kapur nga krimi”, tha Basha duke kërkuar edhe njëherë largimin e tyre.

Këtë deklaratë të Xhafajt, Basha e quajti “solidaritet i kupolës mafioze”.

Në përfundim të deklaratës, kryeopozitari paralajmëroi bërjen publike të disa informacioneve.

“Opozita ka informacione të besueshme që besojmë se do ti vihen publikut në dispozicion shumë shpejt”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat