Deputetët e PS-së takim me Ramën, Saimir Tahiri niset drejt Kuvendit

Shqipëria

Deputetët e PS-së takim me Ramën, Saimir Tahiri niset drejt Kuvendit

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:07
Saimir Tahiri

Pak para mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë  që janë anëtarë të këtij këshilli po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ndërkaq, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë rreth orës 10:35 nga shtëpia për t’iu drejtuar Kryesisë së Kuvendit.

Në orën 11:00 do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e Mandatit të Tahirit, me qëllim për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

Ish-ministri i Brendshëm akuzohet si i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, në bashkëpunim me bandën e Habilajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat