Prokurori kërkon LIVE arrestimin e Tahirit, ja si e zbuluam lidhjen e tij me drogën

Shqipëria

Prokurori kërkon LIVE arrestimin e Tahirit, ja si e zbuluam lidhjen e tij me drogën

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 11:58
Pamje nga mbledhja e Prokurorisë

Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda tha se prokuroria kërkon heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri për ta arrestuar dhe për të bërë kontroll të banesës së tij.

Pati një keqkuptim nga ana e deptutetëve të mazhorancës, referuar një deklarate të Prokurorit Hajdarmataj se prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për të bërë hetime pasi urdhër arrestin e nxjerr gjykata. Por ai sqaroi më tej se kërkesa e prokurorisë bazuar në provat e mbledhura, fakton përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, dhe për këtë arsye kërkohet që të bëhet arrestimi i ti pasi t’i hiqet imuniteti.

Hajdaramataj ka shpjeguar me detaje hetimet e nisura në 2016-ën nga Prokuroria, se si u zbulua lidhja e Habilajve me punonjës të policisë së Vlorës që i favorizonin duke i krijuar lehtësi dhe siguri se nuk do të prekeshin nëse kultivonin kanabis në fshatrat e këtij qarku. Më tej nga autoritetet italiane u mësua se habilajt ishin në hetim prej vitit 2013, dhe e në shtetin fqinj ishte arrestuar Moisi Habilaj, kushëri i largët me Tahirin. Prokurori tha se janë kryer hetime në fshehtësi nga ana e prokurorisë shqiptare me metoda speciale, pasi emri i Tahirit doli në dosjen e përgjimeve nga prokuroria italiane, dhe sipas tij është faktuar se Tahiri është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit, Prokurori i Krimeve të Rënda foli në mënyrë të përgjithshme pasi tha se nuk mund të bëjë publike të dhëna të dosjes, pasi janë i formacione tepër sekrete dhe përfshinë shumë emra që nuk mund të bëhen publike. Ai zbuloi se procedimi penal ndaj Saimir Tahirit është bërë më 17.10 2017.

Pjeset kryesore nga deklarata e Hajdarmataj zbardhur nga Express

Në vitin 2016 duke u bazuar nga informacione nga strukturat ligjzbatuese në vend kemi filluar procedimin në lidhje me veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike. Kemi regjistruar edhe procedimin penal ku sipas të dhënave një grup personash ku përfshihen edhe vëllezërit Habilaj, si dhe punonjës policie, ishin të angazhuar në veprën penale të kultivimit të drogës, kryesisht në disa fshatra të rrethit Vlorë. Janë kryer verifikime në terren në sekret të plotë, se sipas informacioneve kishte të përfshirë punonjës policie që siguronin kushtet dhe mundësitë që këta persona të kryenin aktivitet të plotë dhe na ka rezultuar që ekzistonte një fenomen i tillë. Dhe kemi nisur hetimet me metoda speciale të hetimit. Gjatë hetimit kemi arritur të mbledhim prova dhe të dhëna se një grup personash që prokuroria edhe më parë ka marrë masa, përfshihen dhe dy punonjës policie të drejtorisë së Policisë Vlorë, që krijonin mundësinë grupit të kultivonin lëndë narkotike të pashqetësuar nga policia e shtetit. Bëmë ndarjen e procedimi, pasi kishim prova të plota për grupin e personave që i janë drejtuar gjykatës për gjykim, por vazhduam hetimet pasi rezultoi që të përfshirë ishin edhe vëllezërit Habilaj. Në fshatin Babicë ishin magazinuar drogë që ne nuk kishim informacion për sasi, por dinim që ishte bërë gati për tu transportuar përtej brigjeve, Greqi apo Itali. Bëmë hetimet, kishim të dhëna që edhe në këtë fazë kishte punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet, dhe ka akoma të përfshirë, kryesisht të policisë së Vlorës, për të cilët vazhdon edhe hetimi aktualisht. Kur kemi marrë dijeni që Moisi Habilaj është larguar nga Shqipëria dhe ngaqë nuk po ktheje përsëri, zbuluam që ky person ishte i arrestuar në Itali për një procedim që kishte nisur që në 2013-ën. Duke ju referuar të dhënave, nisëm një procedim tjetër kryesisht në lidhje me këtë aktivitet që vazhdonte që në vitin 2013. Dhe filluam procedim për personat që ishin të publikuar në dosjen italiane, edhe për deputetin Saimir Tahiri. Rezultonte nga të dhënat që kishte biseda komprometuese në lidhje me Tahirin, qoftë për pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal, por edhe për faktin që aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje mitesh, që e nxjerr para veprës penale të korrupsionit. Me hetimn në metoda speciale dhe në fshehtësi të plotë, ne ndërhymë në Babicë ku sekuestruam sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Ne kishim paraprakisht të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitet në qetësi të plotë, ne kemi krijuar dyshime që në rastin konkret, kjo ndihmë, duke ju referuar edhe bisedave të përgjuara, që është i përfshirë në këtë aktivitet edhe deputeti Saimir Tahiri. Kemi bërë verifikime, që jam i bindur as ato italiane nuk i kanë, që përforcojnë bindjen tonë të brendshme dhe dyshimin, që ato biseda përputhen me njëra-tjetrën. Kemi bërë verifikime në TIMS dhe ka rezultuar që në 5.11.2013 duke pasur në pronësi një automjet të tij që e kishte blerë, ja kishte shitur Artan Habilajt. Ndërkohë më pas ky automjet është ripërdorur nga deputeti Tahiri në 2013 dhe 2014, deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi dhe në një moment të caktuar kur ndodhej në Greqi automjeti është dërguar nga një prej vëllezërve Habilaj dhe më pas me këtë automjet është kthyer deputeti Tahirit.

Asnjëherë nga policia e shtetit nuk është referuar material mbi këta persona

Jemi përpara një rasti kur deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë veprimtari. Ne kemi për të ardhur këtu thjesht heqjen e imunitetit, pasi urdhër arrestin e jep Gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat