PS mbron Tahirin, trysni mbi prokurorin: Ju e nisët hetimin kur patë gazetat?

Shqipëria

PS mbron Tahirin, trysni mbi prokurorin: Ju e nisët hetimin kur patë gazetat?

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:14
Pamje nga mbledhja e Prokurorisë

Mesa duket Partia Socialiste ka vendosur që të mbrojë Saimir Tahirin dhe të ushtrojë presion mbi prokurorin që ka vendosur për firmosjen e arrestimit të ish ministrit të Brendshëm.

Deputeti i PS-së Ulsi Manja i ka bërë një pyetje prokurorit Hajdarmataj, duke i thënë, nëse ai ka filluar hetimin në bazë të asaj që ka lexuar nëpër gazeta, apo në bazë të të dhënave dhe provave të administruara nga ana dhe pala italiane.

Ulsi Manja, deputet i PS: Jeni në dijeni ju zoti prokuror që kuvendi i shqipërisë me nismën tonë si shumicë ka bërë kufizimin e imunitetit të deputeti karshi veprave penale të korrupsionit? Kush ju ka penguar që të zhvilloni hetime pro aktive, nëse i filluat përmes gazetës, që ju të konkludonit në prova dhe fakte? Kush ju ndaloi juve?

Prokurori Hajdarmataj: Ne nuk e kemi ndaluar hetimin... Regjistrimi është bashkuar me dy procedime të tjera që ne i kishim në fazën e hetimit. Ne kemi arritur në këtë bindje pas mbledhjes së provave, ne jemi duke vijuar veprimtarinë hetimore në çdo moment

Manja: Ju keni administruar prova e fakte apo i jeni referuar gazetës?

Prokurori: Në 18.10.2017 i kemi cuar letër porosi autoriteteve italaine. Dhe kemi një pjesë të materialit kur përfshihet urdhër arresti i personave që kanë të bëjnë me atë dosje. Gjithë materiali është i ardhur në rrugë zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat