Vasili: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj, Rama të heshtë

Shqipëria

Vasili: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj, Rama të heshtë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 12:52
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama kërkon një drejtësi të kapur në mënyrë që të përndjekë këdo që e konsideron kundërshtarin e tij.

Sipas Vasilit, kreu i qeverisë flet për drejtësinë edhe kur inauguron kanalet e ujërave të zeza, pasi për të nuk ka rëndësi shteti i së drejtës, përkundrazi. Deputeti i LSI-së Vasili kërkon nga Rama që ai të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj, pasi puna më e mirë që mund të bëjë kryeministri në këtë çështje, është që të heshtë.

Statusi i plotë

Kryeministri fliste per drejtesine dhe kur inauguronte kanalet e ujrave te zeza.

Ky kryeminister me vite te tera llomotiti 24 ore ne dite per drejtesine, e perdorte vend e pa vend fjalen drejtesi edhe kur inauguronte kanale te ujrave te zeza e te bardha se mendonte se do vendosej ne anen e duhur te gjindjes njerezore dhe sot qenka bere shume merak se fjalen drejtesi te tjeret e perdorin vend e pa vend.

Dhe ia arriti kryeministri te vendosej ne anen e droges, te krimit, te hajduterise se votave e te koncesioneve.

Drejtesia qe do ky kryeminister dhe te tijte eshte perndjekje per kundershtaret dhe drejtesi te kapur per vete qe nuk i trazon dhe nuk ju ua prish hesapet dhe trafiqet.

Ta leme drejtesine sot te beje detyren e saj,nuk kemi nevoje qe te perzjeret me trafiqe te japin mend apo ti tregojne rrugen,pasi me mira qe mund te bejne eshte te heshtin.

Edhe sot u kapen ne Itali 1.5 ton droge me vlere 15 milion euro.Te gjithe keta ne kryeministri dhe ne polici,qe çirren se jane ne krye te detyres ç’po bejne, apo thjesht po shtrojne asfaltin e autostradave te droges.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat