Presidenti Ilir Meta takon mikun e të gjithë shqiptarëve

Shqipëria

Presidenti Ilir Meta takon mikun e të gjithë shqiptarëve

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:20
Presidenti Ilir Meta dhe Gianni Buquicchio

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar zotin Gianni Buquicchio si mikun e të gjithë shqiptarëve, në një takim që kanë zhvilluar këtë të premte dy zyrtarët e lartë.

Komisioni i Venecias ka dhënë një kontribut vendimtar për ndërtimin e konsensusit politik për reformën në drejtësi, është shprehur Ilir Meta pas takimit me kryetarin e këtij komisioni, zotin Buquicchio.

Postimi është bërë publik në rrjetin social të Presidentit Meta.

E falenderova mikun e të gjithë shqiptarëve Z.Gianni Buquicchio, President i Komisionit të Venecias, për kontributin vendimtar që ka dhënë ky komision për ndërtimin e konsensusit në vënd për reformat e mëdha, e në veçanti për Reformën në Drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat