Opozita paralajmëron: Rama të bëhet gati për përballje

Shqipëria

Opozita paralajmëron: Rama të bëhet gati për përballje

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:30
Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar se opozita po bëhet gati për përballje me kryeministrin Edi Rama.

Paloka me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, shkroi se kërcënimet e ish-ministrit Saimir Tahiri, mbrëmë “s’keni parë gjë akoma” e kanë dhënë efektin, pasi sipas tij, rilindasit kanë marrë urdhër të mbrojnë jo Tahirin por Ramën.

STATUSI 

“Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës.

Megjithëse një ditë më parë deklaruan se do t’i hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhri ka ndryshuar. Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës (“nuk keni pare asgjë akoma”) dhe ndaj atyre “shokëve” që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin.

Sot “rilindasit” kanë marrë urdhër të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën.

Ky është akti i fundit. Po u lejua do të jete dhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat