PS refuzon të dorëzojë Saimir Tahirin, në sulm të organizuar ndaj Prokurorisë

Shqipëria

PS refuzon të dorëzojë Saimir Tahirin, në sulm të organizuar ndaj Prokurorisë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:31
Komisioni i Mandateve

Me gjithë faktet e renditura nga prokurorët e Krimeve të Rënda për lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me bandën e Habilajve, përfaqësuesit e PS-së vijojnë mbrojtjen e tij.

Deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, theksojnë se kërkesa për arrestimin e Tahirit është  bazuar në materiale të dala nga gazeta dhe portale.

Por pretendimet e Manjas dhe Ruçit janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e organit të akuzës që renditen faktet që implikojnë Tahirit. Më herët ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi në një prononcim për mediat se akuzat ndaj Tahirit janë kryer nga segmente të caktuara të Prokurorisë, që janë vetëofruar politikisht.

Pjesë nga diskutimet

Manja: në kërkesë keni thënë që kemi tri procedime, në dy të parat këto i keni të regjistruar emrin e Tahirit nën hetim për këto vepra që përmendi?

Prokuroja: Emri i tij është regjistruar më 17.10.2017.

Manja: Pra emrin e Tahirit e regjistruar më 17.10.2017 me materialin e dalë në gazeta dhe portale kjo është fare e thjeshtë, skam tjetër gjë.

Alibeaj: Ju mund ta nisni po sot dhe po sot kërkoni autorizim për çdo deputet, për të sqaruar opinionin publik, kam një pyetje të thjeshtë, ju thatë nisëm procedim penal, thatë edhe që në 2016 ka procedime penale, me po të njëjtët aktorë, fabul, kultivim dhe trafikim droge. Ka lidhje logjike shkak-pasoja, apo përputhje të fakteve dhe kronologjisë kohore të procedimeve të 2016 dhe ato të tanishme?

Prokurori: Duke qenë se aktiviteti kishte shtrirje që në 2013, ku Italia ka regjistruar çështje penale, e vijon në 2016, ne kemi nisur procedim penal, mbi këto të dhëna, na rezulton se që nga 2013-deri sot këta persona kanë aktivitet të vazhdueshëm kriminal në trafik dhe kultivim droge.

Hysi i kujton Prokurores doktoraturën. Prokurorja: Nuk intimidohem, ti më ke dhënë mësim…

Përfaqësuesja e PS-së Vasilika Hysi kërkon të largojë vëmendjen nga Saimir Tahiri, duke i kujtuar prokurores Elisabeta Imeraj detaje të karrierës së saj profesionale si doktoratura, por prokurorja shprehet se nuk intimidohet nga fjalët e saj.

Hysi theksoi se kërkesa për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit është bazuar në shkrime gazetash.

Pjesë nga debati

Hysi: Policia e Shtetit është e pavarur, pse ia autorizoni ministrit Tahiri?!

Prokurorja: Pranë Ministrisë së Brendshme ka një shërbim për çështje të kontrolloi të Ministrisë së brendshme por kanë detyrimin të bëjnë referime. Me rezulton që shish ka informuar në lidhje me aktivitetin e këtyre personave

Hysi: Në bazë të kushtetutës të Konventës mendoni se relacioni përmban prova për të krijuar dyshimin që ua thoni vazhdimisht studentëve dhe…

Prokurorja: Unë nuk e marr pyetjen si intimiduese duke qenë se më keni dhëne mësim. Ne nuk kemi ardhur këtu me dy mendje dhe as në mënyrë të dyshuar. Kjo nuk lidhet me atë çfarë unë mendoj, por çfarë grupi hetimor ka konkluduar. E kemi parë të arsyeshme, të bazuar në prova dhe ligj. Nuk është pak që të kapen 3.5 tonë në Itali dhe as pak të kapet drogë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat