Tahiri jep një mesazh të fshehtë gjatë mbledhjes që vendos për arrestimin e tij

Shqipëria

Tahiri jep një mesazh të fshehtë gjatë mbledhjes që vendos për arrestimin e tij

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 13:41
Saimi Tahiri me avokatin e tij

Ka mëse dy orë që ka nisur seanca në Këshillin e Mandateve ku diskutohet nëse Saimir Tahiri do të lihet i lirë në duart e prokurorisë.

Pavarësisht se vetë ish ministri i Brendshëm është pjesë e kësaj seanca, asnjë fjalë nuk ka dalë nga goja e Saimir Tahirit deri më tani.

Debati është fokusuar mes 3 prokurorëve (Besim Hajdarmataj, Elisabeta Ymerajt e Gentian Osmanit) dhe deputetëve socialistë. Deri më tani socialistët kanë kërkuar me ngulm nga prokurorët që ata të japin provat e tyre në lidhje me fajësinë e Saimir Tahirit, një veprim i papritur ky, kur të gjithë mendonin se deputeti i PS-së ishte “tradhëtuar” nga vetë kryeministri Edi Rama.

Image

Por nga ana tjetër, vetë Tahiri ka gjetur rastin që të bëhet pjesë e vëmendjes së debatit përmes një gjesti “stilistik” alla Rama, duke shënuar në një fletë A4 emrin dhe mbiemrin e tij. Avokati i tij Artan Hajdari, prokurorët dhe të gjithë të ftuarit në këtë seancë të këshillit nuk kishin të vendosur emrat dhe mbiemrat e tyre. Tahiri ka gjetur momentin për të shënjuar emrin e mbiemrin, duke tërhequr kështu vëmendjen e kamerave.

Gjatë seancës e sidomos kur socialistët kanë deklaruar se prokuroria mesa duket i ka nisur hetimet në bazë të lajmeve në gazeta, (formulim i deputetit Ulsi Manja) është vënë re se Saimir Tahiri ka patur një fytyrë të buzëqeshur... plotësisht ndryshe nga ajo që transmetoi mbrëmjen e djeshme ish ministri, ku foli live në televizion, në emisionin Opinion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat