Saimir Tahiri tregon për çfarë ka nevojë para se ta çojnë në burg

Shqipëria

Saimir Tahiri tregon për çfarë ka nevojë para se ta çojnë në burg

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:12
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri nisi të bëjë pyetjet e tij përballë tre prokurorëve të krimeve të Rënda pas më shumë se dy orësh nga nisja e këshillit të Mandateve që është mbledhur për t’i hequr imunitetin e deputetit me një kërkesë të organit të akuzës për të bërë arrestimin e tij.

Prokuroria për Krime të Rënda e ka vënë në hetim Tahirin nga 17 tetori i këtij viti dhe kërkon arrestimin e tij me akuzën e pjesëmarrjes në trafik droge në bashkëpunim dhe korrupsionit pasiv gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit të brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama. Kështu, në kushtet kur prokurorët i kishin paraqitur pretendimet e tyre para deputetëve të Këshillit, në momentin e pyetjeve të Tahirit, gjithçka thuajse ishte shteruar. Për këtë arsye prokurorët lanë disa herë pa përgjigje deputetin Saimir Tahiri, për pyetje të konsumuara, por edhe për fakte që ata i konsiderojnë sekrete hetimore.

Tahiri këmbënguli të di se kush kanë enë personat e tjerë, kërkoi të di emrat, që kanë qenë në makinën e tij Audi A8 teksa ish-ministri kthehej nga Greqia. Në dosje të prokurorisë përmendet vetëm Artan Habilaj. Ndërkohë Tahiri akuzohet për trafik droge në bashkëpunim me Habilajt, kushëri të largët të tij, ku në Itali është arrestuar kreu i bandës, Moisi Habilaj. AI e përmend Tahirin si të përfshirë në këtë rrjet kriminal, fakte që kanë dalë në dosjen hetimore të autoriteteve italiane, të cilave i është referuar edhe Prokuroria për Krime të Rënda.  Ai pyetir nëse shoqërimi i tij me Habilajt është i provuar me fakte apo është thjesht hamëndësim, por përfaqësuesit e organit të akuzës thanë se kjo është e provuar nga sistemi TIMS.

Ndërkohë Tahiri i përmendi prokurorëve se ka qenë vet ai që kur u akuzua publikisht se automjeti i tij është përfshirë në trafik droge, i ka kërkuar organit të akuzës që të nisë hetimet. Në atë kohë – tha Tahiri – ju morët vendim për mbylljen e hetimeve.

“Ky komision do gjykojë nëse do iki në burg apo jo”, tha Tahiri duke theksuar se e ka të nevojshme të bëjë pyetjet që kërkon t’i sqarojë, edhe pse mund të mbetet pa përgjigjen e prokurorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat