Tahiri ngatërron deputetin e PD-së me kushëririn e tij Habilaj, plasin të qeshurat në sallë

Shqipëria

Tahiri ngatërron deputetin e PD-së me kushëririn e tij Habilaj, plasin të qeshurat në sallë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:40
Saimir Tahiri

Në mbledhjen e sotme e këshillit të mandateve që zgjati gati 3 orë me praninë e mediave, është shoqëruar jo vetëm me tone të larta debati dhe akuza, por dhe batuta, çka kanë krijuar edhe të qeshura në sallë.

Ka qenë ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka ngatërruar deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeajn, me Habilajt, persona për të cilët ish-ministri akuzohet se ka bërë trafik droge.

Tahiri i është drejtuar deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke e quajtur Habilaj.

“Zoti Habilaj, më lejoni ta mbaroj”, iu drejtua Tahiri, Alibeajt, moment i cili shkaktoi të qeshura në sallën e Byrosë së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat