Xhafaj takon Lu dhe Vlahutin: Ekspertët e FBI së shpejti në Tiranë

Shqipëria

Xhafaj takon Lu dhe Vlahutin: Ekspertët e FBI së shpejti në Tiranë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:32
Fatmir Xhafaj

Shumë shpejt në Tiranë do të mbërrijnë ekspertët e FBI që do të vendosen në Ministrinë e Brendshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Fatmir Xhafaj.

Ai është takuar me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dhe sipas tij tema e bisedës ka qënë mbështetja teknike dhe financiare për strategjinë e re kundër krimit të organizuar.

“Takim konstruktiv me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike & financiare për Strategjinë e Re në luftë kunder krimit të organizuar. Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: shumë shpejt mberrijnë në Tiranë ekspertet e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”, shkruan Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat