Ligji për pakicat kombëtare, Bushati: Do fotografojë realitetin shqiptar

Shqipëria

Ligji për pakicat kombëtare, Bushati: Do fotografojë realitetin shqiptar

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:50
Ditmir Bushati

Ligji për pakicat kombëtare, për ministrin Ditmir Bushati është instrumenti që do ti japë fund spekulimeve. Pas një takimi me përfaqësues të komunitetit serbo-malazez, Bushati tha se Ligji i shumëdebatuar, do të fotografojë përfundimisht realitetin shqiptar.

Edhe pse i shumë debatuar që pas miratimit të tij, ligji për pakicat kombëtare është vlerësuar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, si një instrument që i jep fund spekulimeve të bëra deri me sot.

Pas një takimi me shoqatat e pakicave në Shkodër, Bushati tha se ligji fotografon përfundimisht realitetin Shqiptar.

Ditmir Bushati: Me këtë ligj, ne fotografojmë realitetin shqiptar dhe praktikën që është e akumuluar ndër vite, që me krijimin e shtetit modern shqiptar.

Ligji nuk ka të bëjë me reciprocitetin por me frymën e traditës Shqiptare dhe proceseve integruese euro-atlantike shton Bushati.

Ditmir Bushati: Bursa orientuese për miratimin e këtij ligji ka lidhje vetëm me traditën shqiptare, me angazhimet tona në strukturat europiane, në procesin e integrimin europian, me anëtarësimin tonë në kuadër të Këshillit të Europës.

Në takimin mes Ministrit dhe përfaqësuesve të pakicave u diskutua edhe për formen e përfaqësimit të pakicave në institucionet shteterore dhe cilat janë modalitetet që parasheh ligji. Ato kërkuan më shumë hapësira dhe një përmirësim të situatës së punësimit dhe trajtimit social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat