Saimir Tahiri: “Po jua them prapë, s’keni parë gjë akoma”

Shqipëria

Saimir Tahiri: “Po jua them prapë, s’keni parë gjë akoma”

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 18:35
Saimir Tahiri

Duartrokitje e brohorima për Saimir Tahirin nga simpatizantë të shumtë sapo ish-ministri ka dalë nga mbledhja e Këshillit të Rregullores.

“Nuk keni parë gjë akoma” u shpreh Tahiri ndërsa theksoi se do i shkojë të vërtetës deri në fund.

“Unë besoj që ju jeni të gjithë të qartë se ishit aty bashkë me mua dhe e dëgjuat me veshët tuaj. Por gjithsesi le të presim deri në momentin e fundit kurdoqoftë momenti i fundit pa lënë asnjë hallkë për të bërë drejtësi deri në fund, unë ju thashë nuk keni parë gjë akoma, po ua them prapë nuk keni parë gjë akoma.

Unë jua thashë, bëni durim siç po bëj unë durim, unë barrën e kam shumë më të madhe se ju por bëni durim, e vërteta nuk do vonojë shumë, unë nuk do lë rast pa zbardhur gjithë të vërtetën, unë do jem i kënaqur derisa e vërteta të dalë përballë gjithë shqiptarëve,” tha Tahiri para gazetarëve dhe u fut në makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat