Psikologia jep shpjegimin pas gjestit të pazakontë të Tahirit në mbledhjen e sotme

Shqipëria

Psikologia jep shpjegimin pas gjestit të pazakontë të Tahirit në mbledhjen e sotme

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 18:40
Saimir Tahiri

Sytë dhe veshët e të gjithëve kanë qenë në mbledhjen e Komisionit të Mandateve gjatë ditës së sotme, ku është diskutuar heqja e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri në kudër të një hetimi të prokuorisë shqiptare dhe asaj italiane për përfshirjen e tij në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Teksa ndodhej në sallën e mbledhjes, Tahiri ka tërhequr vëmendjen me një gjestë të pazakontë. Në një letër të bardhë, ai ka shkruar me gërma të mëdha emrin e tij dhe e ka vendosur atë mbi pajisjene  mikrofonit, siç bëhet rëndon në konferenca apo aktivitete të tjera ku vendosen emrat e të pranishmëve.

Por duket se ky veprim i ish-ministrit të Brendshëm ka dashur të thotë diçka më shumë. Sipas një psikologeje të sjelljes të kontaktuar nga ‘Tiranapost.al’, ky është një veprim racional, i dukshëm, mund të jetë bërë për të treguar se ‘Jam i pafajshëm’ dhe ‘Jam këtu sepse populli më ka zgjedhur dhe jam këtu për të provuar të vërtetën deri në fund’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat