Flet deputetja e PS: Pse nuk jemi të bindur për heqjen e mandatit të Tahirit

Shqipëria

Flet deputetja e PS: Pse nuk jemi të bindur për heqjen e mandatit të Tahirit

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 20:31
ilustrim

Socialistja Vasilika Hysi, njëherësh anëtare e Këshillit të Mandateve, deklaron se prokurorët e Krimeve të Rënda nuk paraqitën prova të reja për çështjen Tahiri në seancën me dyer të mbyllura.

“Bazuar në kërkesën e depozituar nga prokuroria rezultonte që nuk kishte dokumenta shoqërues, prova që kërkon kodi për të autorizuar heqjen e lirisë ose arrestimin.U kërkua seancë e mbyllur për tu njohur me prova por faktikisht ne u njohëm me veprimet hetimore, që janë mjetet e kërkimit të provës, por jo me prova”, tha ajo për Ora News.

Sipas Hysit, organi i akuzës ka nisur procedim ndaj deputetit Tahiri vetëm bazuar në përgjimet e prokurorisë italiane që u transmetuan në media.

Ajo shtoi se nuk ka pasur një hetim nga organi i akuzës për të krijuar dyshimin e arsyeshëm për imlikimin e zotit Tahiri me rrjetin kriminal të Habilajve.

Hysi tha se mazhoranca ka vullnetin politik për të mbështetur çdo kërkesë të prokurorisë, por vetëm nëse është e mbështetur në prova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat