Prova të reja kundër Tahirit, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Këshillin e Mandateve

Shqipëria

Prova të reja kundër Tahirit, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Këshillin e Mandateve

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 22:00
Këshilli i Mandateve

Seanca për Tahirin nesër pritet të jetë më e fortë. Nga Italia kanë mbërritur të tjerë fashikuj që implikojnë emrin e tij.

“Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbërritur nga pala italiane një tjetër fashikull me 380 faqe në lidhje me hetimet e nisura për Saimir Tahirin në dosjen e Habilajve”, shkruan shqiptarja. com

Pala italiane i është përgjigjur palës shqiptare për ndihmë juridike në procesin që ka nisur në Shqipëri.

Burimet pohojnë se përmbajtja e 380 faqeve që ka mbërritur sot është e vlefshme edhe për përballjen e ditës së nesërme në Këshillin e Mandateve ku do të vendoset fati i imunitetit të Tahirit. Materiale voluminoz prej 380 faqesh është përkthyer nga gjuha italiane dhe ka marrë vulat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat