Rasti i Saimir Tahirit, përplasje mes prokurorëve dhe ish-ministrit

Shqipëria

Rasti i Saimir Tahirit, përplasje mes prokurorëve dhe ish-ministrit

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 10:28
Komisioni i Mandateve

(E plotësuar) -  Pas mbrojtjes se ish-Ministrit Saimir Tahiri dhe pyetjeve lidhur me të, kreu i Këshillit të Imunitetit ka kërkuar që gjithë sa u deklarua t’i vihet ne dispozicion administratës dhe të vijojë mbledhja me dyer të mbyllura për të vendosur rreth kërkesën e Prokurorisë për autorizimin për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është ndërprere dhe është vendosur për një ndërprerje për një orë pushim.

Pritet vendimi për Tahirin, Këshilli nis shqyrtimin e materialeve me dyer të mbyllura

Këshilli i Rregullores ka ndërprerë mbledhjen me dyer të hapura lidhur me çështjen Tahiri dhe po e vazhdon punën me dyer të mbyllura duke administruar provat nga akuza dhe nga mbrojtja.  

Vendimin e mori kryetari Gramoz Ruçi, i cili u tha tre prokurorëve se ishin të lirë të largoheshin pasi të vendosnin materialet në dispozicion të Kuvendit pasi Këshilli do të vazhdonte mbledhjen me dyer të mbyllura.

Tahiri jep deklaratën e fundit para se të vendoset për arrestimin e tij

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka këmbëngulur se nuk ka prova ndaj tij që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit për ta arrestuar

Në mbyllje të seancës së hapur të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores që mori në dorë provat e avokatit të tij dhe të prokurorëve, Tahiri tha se pranon të hetohet por jo që ndaj tij të bëhen gjyqe politike.

“E patë ç’lloj estrade ishte kjo që në fakt nuk është dhe aq e paparalajmëruar, jam i vendosur ti shkoj deri në fund rrugës për të gjetur drejtësi

Pa asnjë diskutim në këtë rrugë do ketë vështirësi pa fund por unë nuk do dorëzohem kurrë

Ajo që besoj ju patë sot ishte në kufijtë e skandalozes edhe për të qeshur edhe për të qarë

Kjo që ndodhi sot dhe dje nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë

Të të thonë shko në burg dhe pastaj na provo ti se nuk ke marrë 5 mln euro në muaj kjo është estradë

Të paktën do i kish ftuar miqësisht të kishin sjellë një provë të vetme, ose të sjellin dëshmitarë Saliun, ai nuk ka shkuar as në gjykatë as në prokurori për të dëshmuar për të zezat që i ka bërë këtij vendi

Të vijë djali i tij la të vdekur 28 njerëz në gërdec dhe s’ka vajtur një herë në prokurori

I ftoj të dy këta të vijnë të bëhen dëshmitarë

Të vijë Basha që vodhi e vrau e nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë po ja hodhi me raport mjekësor

Le të vijnë të përballen me mua për drejtësinë që unë meritoj

Unë pranoj çdo lloj hetimi, por kurrë një gjyq politik

Unë nuk merrem me gjithë banditët në parlament që sot kanë fytyrë dhe bëjnë moral

Bëni durim dhe hajde të presim të gjithë bashkë të dalë e vërteta, unë nuk i fshihem askujt”, tha Tahiri.

Ndërsa ai fliste për mediat jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit e prisnin simpatizantë të tij, që me brohorimat dhe thirrjet përkrahëse ndaj Tahirit duke akuzuar me emra Sali Berishën si personin që fshihet pas, ishte disi e vështirë të dëgjohej deklarata e deputetit socialist. 

Në Këshillin e Mandateve tashmë ndodhen vetëm deputetët, pa praninë e mediave,  të cilët pasi të shqyrtojnë provat do të vendosin për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit për Tahirin i cili akuzohet nga Prokuroria si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me bandën e Habiljave, konkretisht Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali si kreu i bandës që trafikonte kanabis nga Shqipëri në Itali, njëherësh kushëri me Tahirin.

Prokurori ia “plas” në sy Tahirit: Ke udhëtuar 5 muaj me makinën që u shite Habilajve

Komisioni i Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve pasi mori në shqyrtim provat e reja të sjella nga prokurorët e çështjes kundër ish- ministrit Saimir Tahiri, vendosi që mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura.

Në fund të mbledhjes prokurori i çështjes tha se provat e reja që e implikojnë Tahirin lidhen edhe me udhëtimet e tij jashtë vendit me makinën që u kishte shitur vëllezërve Habilaj.

“Do preferoja mos të ishim pjesë e këtij diskutimi që u bë pak më parë.

Ne kemi ardhur që dje kemi paraqitur kërkesën tonë, provat rrethanat për të cilat ne kërkojmë autorizim.

Dje me dyer të mbyllura ne paraqitëm gjithë provat që implikojnë ish-ministrin e brendshëm, sot pjesa mbrojtëse dhe fjala e personit në hetim, ishte që ta përfshinte në diskutim politik edhe prokurorinë.

Këtu flitet për dhunë, politik, mediatik, ne kemi një sjellje shumë etike, morale të gjithë çfarë ne pretendojmë për të marrë një autorizim

Ne kemi biseda të bëra nga dy njerëz pa pasur asnjë lloj ndikimi, në sjellje normale me njëri-tjetrin, në qetësinë e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin, duke përmendur ndihmë  që ai u siguron, dhe momente kur duan ti blejnë dhurata që nuk donim ti bënim këtu, por disa të tjera nuk janë bërë publike, dhe shpresoj mos të bëhen

Ish-ministri i brendshëm mbi 5 muaj qarkullon me të njëjtin automjet që qarkullojnë edhe personat nën hetim. Ne kemi ardhur këtu pa asnjë lloj ndikimi”, tha ai.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruç nxori jashtë sallës prokurorët, Saimir Tahirin dhe avokatin e tij, si edhe mediat për të vijuar shqyrtimin e provave dhe për të marrë një vendim përfundimtar. Sot Komisioni do të vendosë nëse do e çojë për votimi emrin e Saimir Tahirit në seancë parlamentare për t’i hequr ose jo imunitetin, që do të sillte më pas edhe kërkesën e dytë të prokurorisë për arrestimin e tij.

Tahiri: Nuk pranoj të arrestohem dhe pastaj të gjeni provat

Ish-ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk pranon të arrestohet pa prova. Nuk pranoj të arrestohem pa prova. I dua provat tani, tha Tahiri duke akuzuar prokurorinë se gjyqi ndaj tij është politik.

Deklarata erdhi pasi deputeti demokrat Eduard Halimi i drejtoi pyetjen: Kush është llumi, ata që mbajtën anën e dritan Zaganit apo ata që mbajtën anën e Habiljave dhe për dy vjet e shtrinë rrjetin e tyre? Një nga familja kriminale Habilaj ka ardhur në Tiranë në kohën kur zhvillohej operacioni Fundi i Marrëzisë dhe është takuar me “të madhin” në Tiranë? A ka pasur familja kriminale Habilaj dorë në lojërat e fatit?

Avokati: në fakt kemi 6 pyetje, të tjerat ishin presupozime. Lidhur me dekretin e gjykatës së Katanias. Ne i kemi të gjitha faqet dhe nuk gjejmë asnjë lloj indicje, asnjë lloj detaji se përfshihet deputeti Tahiri. Se kush zyrtarë përfshihetn, prokuroria le të hetojë se ka kohë që po e trajton atë. Të tjerat nuk ishin pyetje, por konsideratë që meritojnë një ëprgjigje refuzuese mendoj unë. Nëse deputeti ka…

Flet Tahiri: I nderuar deputet! Jua ritheksoj se jam shumë i hapur që të hetohet gjithçka lidhur me mua. Por unë nuk mund të pranoj se me standartin e Sali Berishës apo kujtdo tjetër që bënte gjyqe politike në atë kohë të arrestohem pastaj të gjeni provat. Nuk ka këhtu. Dua provat tani. Jam i hapur në disponueshmërinë e prokurorisë pa pushim. Pa pushim. Unë dëgjova këtu se mund të iki jashtë Shqipërisë. Nuk kam ndërmend të lëviz centimertin.

Dëjgova se mund të prish provat në Itali. Nuk e kam këtë kapacitet. Unë pres të ëprballem me ëkdo derisa të dalë drejtësia.

Sa i takon makinës sime, qëndrimit të mbajtur nga Dritan Zaganit prej meje apo kryeministrit apo rapportit të akuzave të tia në publik, as jam fshehur, as jam larguar dhe as kam përdorur detyrën time për të fshehur të vërtetën. Publiksiht dhe zyrtarisht jam paraqitur pranë Prokurroisë së Krimeve të Rënda.

Polici i Vlorës nxjerr zbuluar Tahirin, ja prova që e lidh me vëllezërit Habilaj

Zbulohet se çfarë kanë thënë tre prokurorët e prokurorisë së krimeve të rënda gjatë seancës së sotme me dyer të mbyllura.

Sipas prokurorëve ata kanë në dosjen hetimore dëshminë e një efektivi të Policisë së Vlorës.

Prokurorët nuk e kanë treguar emrin e efektivit por kanë cituar atë çfarë ai ka deklaruar përballë tyre kur është marrë në pyetje.

“Jam ulur në kafe në Vlorë me njërin prej vëllezërve Habilaj. Ai më tha se është kushëri i Sajmir Tahirit”, kështu ka deklaruar para prokurorëve efektivi policisë.

Vetëm ky pasazh i deklaratës së këtij efektivi është marrë nga prokurorët dhe i është dhënë Këshillit të Mandateve si provë sekrete gjatë seancës me dyer të mbyllura.

Nuk dihet nëse ky person që prokuroria e ka dëshmitar dhe e cilëson si provë sekrete vijon të jetë ende në policinë e Vlorës.

Ndodh ajo që s’ishte parashikuar: Fati i Tahirit në dorë të deputetit të LSI

Ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores po vijon me debate, me mbrojtjen e Saimir Tahiri dhe pyetjet e deputetëve të PD-së, dy duket se janë skenarët e mundshëm që mund të ndodhin në orët në vijim.

Anëtarët e PS-së mund të paraqesin në këshill një raport të tyre që del kundër provave të Prokurorisë, ndërsa një raport të tillë mund të dorëzojnë edhe demokratët që këshilli ta pranojë kërkesën e prokurorisë, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse bashkojnë votat me LSI.

Duke patur parasysh që PD ka 4 anëtarë dhe PS ka 5 mbetet që në këtë pikë, ai që do të vendosë fatin e Tahirit është deputeti i LSI, Nasip Naço.

Me kë do ti bashkojë votat deputeti i LSI-së, ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço?

Tahiri shpërthen në gjyq, i sulet Alibeajt: Familjari yt ka vrarë një njeri, nuk shkoj në burg unë se…

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës që kërkoi nga Kuvendi të rrëzohet kërkesa e Prokurorisë dhe të mos e lejojnë autorizimin për arrestimin e Tahirit, ka pasur replika dhe debat në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandatave.

Alibeaj: Para disa ditësh, klienti juaj ka dalë në këtë seli me emblemën e Kuvendit në cilësinë e deputetit dhe ka shprehur opinionin e vet, refuzon imunitetin, refuzon mbrojtjen, klienti juaj në datën 17 që shprehu atë vullnet, apo tuajin sot që thotë jo duhet të mbrohem, nuk dua të kontrollohem.

Avokati: Mua nuk më lejohet të bëj deklarata politike, por juridike, unë i referohem nenit 73 të Kushtetutës që deputeti nuk arrestohet, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll pa autorizim të kuvendit.

Tahiri: Nuk kam as njëlloj tundimi për tu impresionuar apo vënë në provë nëse dua të hetohem apo jo, ua them qartazi, prerë, edhe me fytyrën lart dhe tërësisht i hapur do jem këtu e nuk do lëviz asnjë sekondë deri sa të dalë e vërtetë, të hetohet të bëhet gjithçka që mendohet e drejtë nga cilido organ për të dalë e vërteta, unë nuk i përkas racës politike që kur prokurori hetonte bëhet lavire, i përkas atij formimi.

Por, do refuzoj sa të kem frymë çdo lloj politizimi apo skenari politik të llumit edhe të rrugës dhe të kujtdo lloji tjetër që të më vëre mua pesha të pamerituara, apo ngarkesa të padrejta mbi shpinë.

Alibeaj: Ti the nuk do të pranosh mbrojtje, sot e hëngre fjalën. Po ju avokat keni ndonjë ndjesi që kjo procedurë po bëhet për t’iu dëmtuar juve në veprimtarinë si deputet apo jo?

Avokati: Përgjigja është ligjore, kërkesa duhet të jetë transparente dhe jo abuzive. Kjo nuk duhet marrë në konsideratën e raportit që ka deputeti me Kuvendin.

Tahiri: Jam gati të hetohet dhe të bëj gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, të mbaj përgjegjësi për cdo veprim timin, por kërkoj prova, ju nuk mund të më kërkoni mua të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës sime që unë marr 5 mln euro në muaj, dua prova, se nuk mund të arrestohem pse në përgjime del një Sajmir që transporto thasë me kamion, dua prova për çdo veprim që prokuroria mendon se kam shkelur ligin, por jo pse dy kushërinjtë të mi kanë kryer vepra penale. Një familjar i yti ka vrarë një njeri a do pranoje ti të shkoje në burg pse familjari yt ka vrarë një njeri, do pranoje ti të shkojë në burg për këtë? Berisha ka thënë që i kam vënë bomba me sahat shtëpisë sime, kisha shkuar në burg për këtë unë.

Një dëshmitar kundër Saimir Tahirit, dëshmia e njeriut që ‘kryqëzon’ ish-ministrin

Ka nisur mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve në Kuvend ku pritet që sot të vendoset për fatin e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka thënë se ata kanë edhe dëshminë e një personi që implikon ish-Ministrin e Brendshëm në trafikun e drogës.

Mbrëmë është raportuar për një tjetër dosje të mbërritur nga Italia, ku mendohet se ka prova të tjera kundër Tahirit.

Nis mbledhja, Tahiri “surprizon” me përgjigjen ndaj gazetares: Ti di...

Saimir Tahiri hyri pak minuta më parë në Kryesinë e Kuvendit, aty ku pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve.

Ai është parë të hyjë i vetëm brenda ambienteve të kryesisë së Kuvendit, ndërsa të shumtë ishin mbështetësit që e duartrokitën.

I pyetur nga gazetarja e News 24, se si pritet të mbrohet, ish-ministri i Brendshëm ka bërë një koment të shkurtër. “Ju i dini më mirë gjërat”,- ka thënë ai.

***

Zhvillohet sot dita e dyte e mbledhjes se Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Ora: 11:02

Avokati: Se pari te mos abuzohet me ato qe quhen prova sekrete.

Ora:10:10

Pas nisjes se mbledhjes, ajo u nderpre dhe po vijon me dyer te mbylluara, pasi prokuroria kerkoi paraqitjen e provave te reja, duke pretenduar se ka materiale te reja te ardhura ne dosjen nga Italia.

Debati 

Ruci njoftoi nisjen e mbledhjes se radhes

Avokati: Kemi perkthyer dosjen dhe nuk ka prova dhe fakte.

Prokurori: Kërkojmë të paraqesim disa prova të reja. kemi arritur të kryejmë dhe disa veprime hetimore të cilat e implikojnë deputetin Tahiri për të cilin ne kemi kërkuar autorizimin për arrestimin. Gjatë ditës së djeshme kemi administruar një pjesë tjetër të përgjigjes të letërporosisë të ardhur nga autoritetet italiane”

Alibeaj: Mesa kuptova une eshte nje kerkese e prokurorise qe ka akte te reja. Ne mbeshtetje edhe te kerkeses se bere nga Manja qe do prova, prova, sot besoj qe eshte ne dobi te procedures se veprimtarise se ketij komisini qe te operoje me marrjen e ketyre provave. Kerkojme te vijojme me administrimin e provave dhe pastaj me palen mbrojtese.

Manja: Të vijojë mbledhja me parashtrimet e avokatit të Tahirit

***

Në vijim të mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar sërish që zhvillimi i seancës për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri të jetë me dyer të mbyllura.

Kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj tha se faktet e reja që organi i akuzës ka mbledhur nga hetimet ditën e djeshme, përbëjnë sekret hetimor. Prokurori ka kërkuar të depozitojë këto prova të reja para deputetëve, ndërkohë që në mbledhje është parashikuar të bëhet mbrojtja e Tahirit nga avokati i tij Artan Hajdari.

“Kemi bërë disa veprime hetimore që e implikojnë deputetin Saimir Tahiri. Dje ne kemi marrë një pjesë tjetër të përgjigjes të ardhur nga autoritetet italiane,. Edhe këto përbëjnë sekret hetimor”, tha Hajdarmataj. 

Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit duke e akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës në bashkëpunim me bandën e Habiljave, kreu i të cilëve Moisi Habilaj, kushëri i largët me ish-ministrin e Brendshëm, u arrestua në Itali. Këshilli i Rregullores, mandateve dhe imuniteteve përbëhet nga 10 antarë: Gramoz Ruçi, Vasilika Hysi, Bledar Çuçi, Klotilda Bushka, Ulsi Manja si perfaqesues te PS, Eduard Halimi,  Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi si perfaqesues te PD dhe Nasip Naço i LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat